Vala e dytë e Covid do zgjasë deri në qershor! Imunologia italiane ka një sugjerim për ta mposhtur, dhe s’është karantina kombëtare

Imunologia italiane, Antonella Viola, i jep një ide vendit të saj lidhur me izolimin, ndërsa strategjia e karantinës ka nisur të hyjë në fuqi në disa vendet të Europës, si Britani apo Francë.

Ajo është kundër një bllokimi të dytë kombëtar, por sugjeron mbylljen e vendit 1 javë për çdo muaj. Dhe e shpjegon kështu:

“Vala e dytë do të zgjasë deri në qershor të 2021-shit. Duhet të rezistojmë të paktën deri në qershor. Ne vendosim të kemi bllokime të planifikuara, mbase një në muaj, një javë çdo muaj, në mënyrë që njerëzit ta dinë paraprakisht, ta planifikojnë atë dhe të organizohen me kohë. Ekziston nevoja për të vepruar. Por ajo që duhet bërë është të ndërhyhet me masa jouniforme në të gjithë territorin, sepse territori nuk është uniform”.