“Vaksinohu e mos u anko pastaj për mbyllje”, Alban Mehmeti merr dozën e dytë të vaksinës anti Covid

Alban Mehmeti është vaksinuar.

Këngëtari kosovare ka treguar se ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës anti Covid 19, shkruan lajmi.net.

Derisa ka sjellë një foto nga qendra e vaksinimit, ai nuk ka ngurruar të bëjë apel që të vaksinohen e mos të ankohen pastaj për masat që ndërmerr shteti.

“Vaksinohu e mos u anko pastaj për mbyllje”, shkroi ai sipër imazhit.

Kujtojmë se Albani është i martuar dhe baba i dy djemve.