Ditë e sotme, ka filluar zyrtarisht testimi i vaksinës anti- COVID në Britani me vaksinimin e dy vullnetarëve të parë.
Në më pak se 3 muaj vaksina është bërë gati nga Universiteti i Oksfordit dhe do të jenë 800 vullnetarë të cilët do testohen.
Sipas planit të testimit, 400 prej tyre do marrin vaksinën anti- COVID dhe 400 të tjerët me anti- trupa ndaj meningjitit por jo koronavirusit.
Sarah Gilbert, profesore e vaksinologjisë në këtë universitet shprehet se është e sigurt që vaksina do të funksionojë, por besimi i saj mbetet në masën 80%.
Vaksina anti- COVID është një virus ‘i ftohtë’ i ngjashëm me atë të shimpazeve kurse të testuarit do të jenë në monitorim për disa muaj teksa nuk përjashtohet që vaksina të ketë edhe efekte anësore si enjtje të krahur apo temperaturë.







