Vaksinimi i Kurtit me dozën e dytë, reagon ish-ministrit i Drejtësisë

Ministria e Shëndetësisë njofton se ka vazhduar edhe sot procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në përputhje me të gjithë parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin.

“Në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca e mori edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Për vaksinimin e Kurtit ka reaguar ish-ministrit i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi.

Selimi përmes një shkrimi në “Twitter”, ka ironizuar me Kurtin duke thënë se “në barazinë sociale që e proklamoni ju, disa janë më të barabart se të tjerët.