Vaksinat Pfizer, Varhelyi: Kontributi më i rëndësishëm që mund të bënim

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka ardhur në Kosovë nga ku e ka përcjellë nga afër procesin e vaksinimit në Sallën 1 Tetori me vaksinat Pfizer që kanë arritur dje si pjesë e donacionit të BE-së.

“Kjo është një ditë e mrekullueshme për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën. Shpresoj se edhe ju ndiheni në të njëjtën mënyrë. Ka qenë një detyrë e vështirë sigurimi i vaksinave, por ja ku janë. Ne po sjellim mbi 600 mijë vaksina në Ballkanin Perëndimor. Kosova do të pranojë gati 100 mijë vaksina nga Pfizer-BionTech që është partneri jonë më i besueshëm në luftën kundër pandemisë. Me këtë kontribut i gjithë sistemi shëndetësor i Kosovës mund të vaksinohet. Me dërgesat e para dhe dërgesat që do të vijnë në muajin qershor do të keni të gjithë punonjësit shëndetësorë të vaksinuar. Mendoj se ky është kontributi më i rëndësishëm që mund të bënim për të ndihmuar që të fillojmë fundin e pandemisë, sepse pandemia do të përfundojë vetëm kur të jemi të gjithë të vaksinuar.