Vaksinat në Shqipëri, Rama ka një lajm edhe për kosovarët

Edi Rama, ka njoftuar sot se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës antiCOVID të kompanisë “Pfizer” dhe një pjesë të kësaj sasie e ka premtuar edhe për Kosovën.

Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se nuk do t’ia kthejmë Kosovës shpinën as këtë herë dhe se me këto vaksina do vaksinohen punëtorët në QKUK.

“Nuk do t’ia kthejmë shpinën Kosovës duke e lënë në pritje. Nuk ia zgjidhin këtë hall, por do t’i ndihmojnë. Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për bluzat e bardha në mënyrë që heronjtë e vijës së parë në Spitalin e Prishtinës të nisin në të njëjtën kohë vaksinimin me heronjtë tanë”, ka thënë Rama.