Drejtori i Spitalit të Preshevës ka bërë të ditur se vaksinat e kompanisë Pfizer Biontech do të arrijnë të premten në këtë pjesë të Serbisë, që është e populluar me shqiptarë.

Vaksina anti-Covid do të mbërrijë në Preshevë të premten.

Kështu ka bërë të ditur Driton Salihu, drejtor i Spitalit të Preshevës duke bërë të ditur se ato janë vaksinat e kompanisë Pfizer Biontech.

Sipas Salihut, prioritet do të ketë vaksinimi i stafit mjekësor.

Ky është postimi i tij:

Ditën e premte, shtëpia e shëndetit në Preshevë do të pajiset me vaksinat antiCovid nga kompania Pfizer Biontech.
Sipas planit të minisitrisë së shëndetësisë, stafi mjeksor ka prioritet për vaksinim kundër Covid-19, andaj me dozat e para të arritura do të filloj vaksinimi i stafit mjeksorë në Preshevë.