Objekti që do të shërbente si spital për Covid-19, nuk është as afër finalizimit.

U ndërtua që funksioni i saj të ishte  klinikë emergjente.

Por ky objekt, që ndodhet brenda hapësirës së SSHKUK-së, nuk përfunduar ende së ndërtuari.

Madje duket se finalizimi i këtij projekti nuk është gati as për së afërmi

E brenda këtij objekti e mund të shihet vetëm muret e papërfunduara.

Madje  në disa hapësira të këtij objekti , mund të shohësh vetëm mbeturina.

E meqë shërbimet për covid nuk mund të kryhen në  atë objekt , ato  po kryhen në oborrin e  klinikës infektive.

Aty shihen radhët e personave  të cilët presin të testohen për Covid 19.

Por qytetarët që po kryejnë këtë trajtim janë të kënaqur më shërbimet që po i marrin

Të kënaqur ishin edhe ata që shërbimet i merrnin për herë të parë

Kurse anëtari i Komisionit për shëndetësi në Kuvendin e Kosovës thotë Fitim Haziri thotë se nderimi i këtij spitali do ndihmonte shumë sistemin shëndetësore.

Haziri shtonë se më mirë do të ishte ndërtimi i një spitali fushor i cili do të finalizohej më shpejt.

Kurse T7 gjatë tërë ditës ka  provuar të marrë një sqarim  nga ministria e shëndetësisë se pse janë ndërprerë punimet në  këtë  objekt, por ata nuk  kanë kthyer përgjigje.