“Vaksina fenomenale”, OBSH: E ardhmja duket më e kthjellët, dozat e para të limituara

“Premtimi i vaksinave për COVID-19 është femonale”! kështu është shprehur drejtori për Europën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge.

Sipas Organizatës Botërore te Shëndetësisë “e ardhmja duket më e kthjellët”, pasi pritet fillimi i procedurës së shpërndarjes së vaksinës nga kompanitë partnere të Pfajzer dhe BionTech në Mbretërinë e Bashkuar dhe vazhdimësia e testimit të medikamenteve nga më shumë se 200 kandidatë, raporton Euronews.al.

Organizata ka bërë me dije se dozat e para të vaksinës do të jenë të limituara, prandaj vaksinimi do të përqendrohet tek një grup i caktuar personash, si të moshuarit apo më të rrezikuarit nga pandemia.

Si pasojë e vaksinave të limituara, qytetarëve u është bërë thirrje për të vazhduar respektimin e masave kufizuese.