Vajzës tande!

Shkruan: Brahim Thaqi

Mos u mërzitë si Babë i saj vetëm kur ta përcjellë si nuse. Nuk është ajo ditë e keqe dhe e mërzisë për ty.

Velloja e saj e bardhë është shkëlqimi i bukurisë, të cilën ti e ke pa shumë rrallë. Ngase, kur lindi ajo fshehtas apo publikisht je deklaru se sikur t’ishte djalë ishe gëzu ma shumë… Sepse e përqafove shumë rrallë pasi t’lindi djali… Ajo e kishte vetëm një kukull të vogël, të cilës natën vonë ia tregonte dëshirat…

Mbase shumë rrallë u shetite me te, me ecë naj pasdite, e ja tregu një histori dashurie me nënën e saj pasi ajo u rritë dhe u bë adoleshnte… T’ka ikë edhe momenti me ja ledhatu flokët e saj si babë, kur ajo u frikësu nga filmat me skena dhune, duke ia dëshmu se edhe pse jeta mund të jetë e tillë, ti do të jesh mbrojtësi i saj…

Pasi ta kesh lexu librin për historitë e dhimbshme të dashurisë, ndoshta ke harru me ja propozu që edhe ajo me lexu… S’tu kujtu me shku ma shpesh, bashke me te me vizitu biblioteken, kinemanë apo edhe teatrin.

Sigurisht me bashkëbisedu edhe për simpatinë e saj të parë, duke ia dhënë këshillen e duhur bashkë me gruan tënde, si prindër me shembuj konkret se si respektohet dashuria… Ajo është afër teje kurdo që ti pate nevojë. Prandaj përqafoje, dhe thuaj se ti si babë i saj do të mbetesh Heroi i saj…