Vajzat binjake të Vjosa Osmanit mbi 40 mijë euro para të kursyera në bankë!

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që në zgjedhjet e 6 tetorit të garojë me Vjosa Osmanin për kryeministre.

E kjo e fundit, muaj më parë i është përgjigjur ftesës së Agjencionit Kundër Korrupsionit për deklarimin e pasurisë.

Osmani duket se qëndron mirë edhe financiarisht.

Nga kursimet dhe kredia Osmani ka një banesë në vlerë 40 mijë euro, derisa një tjetër në emër të bashkëshortit në vlerë prej 67 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Tutje, bashkëshorti i saj gëzon edhe dy shtëpi vlera e të cilave është bukur e lakmueshme, njëra 125 mijë e tjetra 190 mijë euro.

Poashtu, në emër të bashkëshortit ajo ka deklaruar dy garazha dhe parcel toke prej 38 mijë euro.

Me kaq nuk përmbyllet pasuria e familjes së Vjosa Osmanit.

Vajzat e saj binjake kanë në llogaritë bankare 40 mijë e 153 euro, derisa vet Vjosa ka para të mbajtura në institucione financiare mbi 48 mijë euro, kurse bashkëshorti i saj gati 32 mijë euro.

Në formularin për deklarimin e pasurisë, Vjosa ka bërë me dije se nuk ka veturë personale derisa bashkëshorti i saj është pronar i një veture prej 9 mijë euro.

loading…