Një blogere e bukurisë ka zbuluar në një video se si buzët e saja ishin disa orë buzë rënies, pasi përdori procedurën e mbushjes së buzëve.
Cassidy Valentine, 21-vjeçare nga Londra, u kontaktua nga një klinikë që i ofroi injektim buzësh pa ndonjë shumë parash.
Ajo mori në konsideratë këtë ofertë, gjë që i rezultoi negativisht në shëndetin e saj. Përbrenda orëve, buzët e saj filluan të fryhen dhe të kthehen në ngjyrë të kaltër.
“Arteria e buzëve më ishte mbyllur dhe buzët e mia ishin afër rënies”, deklaroi blogerja.
Duke ndarë paralajmërim, Cassidy iu përgjërua grave që të vizitojnë mjekët fillimisht, përpara se t’i nënshtrohen ndonjë ndërhyrjeje kirurgjike.
Fryerjet e buzëve janë bërë gjithnjë e më të popullarizuara falë Kylie Jenner, trend ky që filloi të ndiqej që nga 2016-ta.


