Vajza nga Mitrovica iku në mal, pasi babai i kërkoi marrëdhënie seksuale

Një vajzë nga Mitrovica është larguar nga shtëpia e saj, pasi siç ka thënë babai i ka kërkuar marrëdhënie seksuale.

Ajo kishte qëndruar në mal në fshatin Vojtesh për tri ditë me radhë derisa para tri ditësh këtë rast e ka raportuar edhe në polici.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila tregoi se i dyshuari pasi intervistimit është liruar.

“Me datën 24.08.2020 rreth orës 18:00 është raportuar rasti “ ngacmim”. Sipas viktimës që ka raportuar rastin, ajo ka qëndruar jashtë shtëpisë në mal në fshatin “Vojtesh” në Mitrovicë prej datës 21-24.08.2020. Viktima ka raportuar rastin ngacmim ku i dyshuar sipas saj është prindi(babai) i saj. Te njëjtës i është dhënë ndihma mjekësore”, ka thënë ajo.

“Hetimet rajonale kanë intervistuar viktimën në prezencë të mbrojtësit të viktimave dhe më pas është strehuar në strehimore. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor është intervistuar dhe me udhëzim të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rasti “ngacmim”.