Vajza nga Kosova që puth meshkujt e ndryshëm në kryeqendra botërore

Kosovarja ka marrë vëmendjen e madhe në rrjetet sociale me një postim që tashmë ka marrë gati gjysmë milion pëlqime.

Vajza me emrin Kristiana Kuqi ka bërë një postim me të vërtetë interesant në profilin e saj në Twitter.

Ky postim tashmë ka marrë vëmendjen e botës dhe po komentohet e shpërndahet gjithandej.

Ajo ka publikuar disa fotografi të saj nëpër vende të ndryshme të botës ku ka shëtitur, ndërsa shihet me meshkuj të ndryshëm duke i puthur në buzë.

E me anë të këtyre postimeve, ajo tregon se qëllimi i fotove ishte që “të tjerët të mendojnë se po argëtohet”.

Në foton me djalin në Paris, ajo shkruan: “Shpresoj që ky djali që e kam takuar tek Kulla e Eiffel dhe i kam kërkuar që të bëjmë njjë foto bashkë duke u puthur në mënyrë që të mund të shtirem se kam kaluar kohë romantike në Paris, ka një jetë të mirë.“

https://www.instagram.com/p/Bwh8ASygL-K/