Vajza incizon reagimin e nënës kur i tregon se ka një tatuazh në buzën e saj

Kur bëni një tatuazh, mund të jetë e vështirë të vlerësoni se si do të reagojnë prindërit. Disa vendosin ta mbajnë sekret – dhe kjo është ajo që bëri një vajzë derisa vendosi t’i tregojë nënës së saj dentiste gjatë një ekzaminimi dentar.

Përdoruesja e TikTok, Maddie, @maddiebellefit ka kapur momentin kur u shtri në karrigen e dentistit, derisa nëna e saj ia kontrollonte dhëmbët e saj. Ajo vuri në dukje në mbishkrimin se tatuazhi në buzën e saj ishte “arsyeja pse e kishte shmangur punën e saj përgjatë vitit”, transmeton Telegrafi.

Për ta vendosur vëmendjen e nënës tek tatuazhi, Maddie i tha asaj se e “kishte kafshuar buzën shumë keq”.

@maddiebellefit

the reason i’ve avoided her work this past year

♬ original sound – maddie:))

Më pas, nëna tërheq buzën e së bijës për të parë bojën dhe reagimi i saj është epik, dhe i thotë dikujt jashtë kamerës: “Ajo ka një tatuazh në buzën e saj!”.

“Më lërë ta shoh tatuazhin”, shtoi mamaja derisa shkon për një vështrim të dytë”.

“Çfarë shkruan në të”, i thotë e ëma. “A shkruan Maddie?”.

“A shkruan ‘daddy’”, e ëma më pas ia qëlloi saktë, dhe Maddie qeshi dhe e informoi atë se ajo ishte fjala e shkruar në tatuazhin e saj.