“Vajza ime ka humbur jetën sepse mjekët nuk më besonin”

Një vajzë ka vdekur pasi ajo ka gëlltitur një bateri, por doktorët nuk ju besonin prindërve, përkundër dëshmive që ata posedonin.

“E dija se ai nuk do të na besonte. Çdo herë kemi ardhur me prova dhe çdo herë e kanë lënë pas dore atë, tha Allison Rees për Herald Sun.

Isabella Rees ishte vetëm 14 muajshe kur vdiq më 4 shkurt 2015 dhe zbuloi se nëna e saj e kishte dërguar në Spitalin Sunshine të Melburnit tri herë në vetëm dy javë për të kontrolluar nëse diçka mbeti në traktin e saj të tretjes, transmeton lajmi.net.

Ajo i tha gjykatës se mjekët, përkundër simptomave që kishte fëmija, ata thonin se është diçka normale.


Babai i Isabell, Robert Rees, dëshmoi se më 16 janar 2015, kur ata shkuan për herë të parë në spital, ai ju tregoi mjekëve se e kishte parë fëmijën e tij të luante me bateri.

Gjatë ditës së parë të hetimit pas vdekjes së foshnjës, nëna e saj deklaroi se çdo herë që ata shkuan në spital ajo e dinte se mjekët e saj nuk do t’i dëgjonin dhe do t’i dërgonin në shtëpi. Familja gjithashtu tha se ata ishin keq që nuk dinin për pasojat e gëlltitjes së baterisë për foshnjën.

Pas vdekjes, ata nisën një hetim, duke thënë se ata nuk synonin të fajësonin dikë për vdekjen e fëmijës së tyre, por për të edukuar njerëzit rreth asaj se sa të rrezikshme janë bateritë për fëmijët, përcjell lajmi.net.

Rasti është ende duke u hetuar se pse ky fëmijë nuk është trajtuar siç duhet, edhe përkundër faktit se mjekët kishin dëshmi të shumta se gjendja e tij nuk ishte në rregull.