Vajza frikësohet nga babai, e lajmëron në Polici

Një vajzë e mitur nga fshati Peqan i Suharekës ka njoftuar në Polici se pas një mosmarrëveshje në familje, si pasojë e frikës nga babai i saj ka njoftuar Policinë.

I dyshuari nuk ka përdorur dhunë fizike. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari mbahet në mbajtje për 6 orë, deri në vendimin tjetër.

Raporti i plotë i Policisë:

Viktima moshë e mitur femër K/Shqiptare, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në familje, si pasojë e frikës nga babai i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar Policinë. I dyshuari nuk ka përdorur dhunë fizike. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari mbahet në mbajtje për 6 orë, deri në vendimin tjetër. /Ballkani.info/