E mbijetuara e vetme e familjes së veprimtarit e poetit të madh drenicas Ymer Elshani, vajza e tij, Teuta ka reaguar në rrjetin social facebook në prag të votimit të Vjosa Osmanit për presidente.
Elshani thotë se nuk ka si të mos e mbështes kandidaten për presidente, kur ajo prioritet mbi prioritete ka vendosur dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, përcjellë Ballkani.info.
Teuta e cila tek vitet e fundit ka folur rreth çështjes së saj, ku humbi të tërë familjen*, iu ka dhënë një tjetër indikacion të përzgjedhurve të popullit në Kuvend që të qëndrojnë në sallë ditën kur të votohet presidenti.
*Ymer Elshani u vra me 17 prill 1999, së bashku me gruan, nënën, katër djemtë dhe kunatën në atë që njihet si Masakra e Paklekut- Drenas./Ballkani.info/.
Postimi:








