“Vajza e napalmit” ndihej e turpëruar që u fotografua e zhveshur, donte të kishte vdekur

Pamjet e vajzës 9-vjeçare që vrapon e djegur duke ulëritur në agoni teksa arratiset nga një sulm me napalm Vietnam janë vulosur në memorien e botës.

Fotoja që tregon Kim Phuc, e cila së fundi është votuar si fotoja më ikonike e të gjitha kohërave, është realizuar në vitin 1972 dhe zuri faqe e para të mediave në të gjithë botën duke treguar brutalitetin e luftës.

Kim, rrobat e të cilës ishin djegur gjatë sulmit kimik që vrau dy nga kushërinjtë e saj pësoi djegie të shkallës së tretë në kurriz, krahë dhe këmbë. Dhe rreth 5 dekada më vonë, Kim historia e të cilës u rikthye në dokumentarin e ‘History Channel’, ‘Fotoja që ndryshoi botën’, rrëfeu se ishte ndjerë e turpëruar kur kishte parë për herë të parë foton, 14 muaj pas sulmit.

Thashë, pse më bënë një foto të tillë, isha lakuriq dhe në agoni, po qaj, – tha ajo. – Isha vetëm një vajzë e vogël dhe e turpëruar, m’u duk vetja e shëmtuar, në ato momente mendoja se do ishte në mirë të kisha vdekur gjatë atij sulmi”.

Por pavarësisht të gjithave Kim tashmë 56 vjeçe, e cila jeton në Kanada shprehet se ndihem me fat që është vajza e napalmit në foto edhe pse i është dashur gjithë jetën të jetojë me shenja të mëdha dhe dhimbje të përhershme.