Vajza e Milaim Zekës në Suedi, po pret një fëmijë këtë pranverë (FOTO)

Vajza e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zekës, sipas njoftimit që ka bërë në rrjetin social Facebook, ka treguar se po pret një bebe.

Dafina, e cila jeton aktualisht në Suedi, ishte përfolur për lidhjen e saj të kaluar me këngëtarin nga Shqipëria, Seldin me të cilin ishte edhe e fejuar.

Përmes njoftimit ka shkruar: “Më e lumtur se zakonisht për stinën e pranverës këtë vit, ka mbetur edhe pak kohë për ta parë beben tonë”, përcjell Ballkani.info.

Dafina Zeka, ishte përfolur për lidhjen e saj aktuale me një suedez, teksa tashmë po presin edhe një fëmijë bashkë, na mbetet t’i urojmë shëndet dhe lumturi. /Ballkani.info