Vajza e Ledrit dhe Sarës ia kalon me ndjekës edhe Avdullah Hotit

Poem Blue Vula është bërë e famshme ende pa i bërë një muaj që ka lindur. Llogaria e saj në Instagram ka me shumë ndjekës se shumë politikanë e këngëtarë të tjerë të njohur në vend.

Para rreth dy javësh, Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë bërë prindër të një vajze, të cilën kanë vendosur ta quajnë Poem Blue Vula.

Menjëherë pas lindjes, prindërit e saj i kanë hapur edhe një llogari në Instagram, shkruan Syri.net

Deri tash, ajo numëron mbi 26 mijë ndjekës në këtë rrjet social, duke u bërë kështu më e ndjekur edhe se Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka vetëm 2 mijë e 300 ndjekës.

Ndërkohë, të vetmit persona që i ndjek janë prindërit e saj, prej të cilëve edhe menaxhohet kjo llogari.

Ndryshe, numër të madh të ndjekësve në Instagram ka edhe vajza e Mozzik dhe Loredanës, e cila ndjeket nga rreth 300 mijë persona.