Vajza e Jakup Krasnqit: Sot është dita e çlirimit Babi, a të festojmë?!

Vajza e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Gresa, ka shkruar për Ditën e Çlirimit, duke thënë se u çliruam nga Serbia, por jo nga vetvetja.

“Shoh se si e gëzojnë lirinë ata që asnjëherë nuk deshën të largoheshin nga robëria, dhe vuajnë ata që i dhanë fund Serbisë fashiste. Shoh fëmijë të dëshmorëve të harruar, e veteran të një lufte të egër, të poshtëruar nga institucionet e shtetit, të cilit i falën gjithçka”, ka shkruar Gresa Krasniqi në një shkrim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Me çlirimtarët që mbahen padrejtësisht në qendër të paraburgimit ndërsa gjykimi zvarritet. Dhe kemi një gjykatë raciste, e cila u themelua nga injoranca e shumë kujt, e shumëkush po i vuan pasojat e saj. U formua nga deputetë të padijshëm por rrënjët i ka thellë në Beograd”.

Tutje vajza e Jakup Krasnqit kritikoi kryeministrin Albin Kurti, për të cilin tha se ka amnistuar Millisheviqi në mes të ShBA-së.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës në mes të ShBA-së amniston krahun e djathë të Millosheviqit, Vuçiqin, ndërsa për homologun e atëhershëm të tij në Kosovë, Jakup Krasniqin, asnjë fjalë”, shkroi ajo.

Gresa pati kritika edhe për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

“Dita e çlirimit sot, por seancën gjyqësore ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt që e ndoqën shumë shqiptarë kudo nëpër botë, nuk e ndoqi ministrja e Drejtësisë”.

“Dita e çlirimit sot, por kush ka të drejt ta festoj?  Institucionet shtetërore që dhunuan veteranët në protestën e organizuar ditë më parë? Apo veteranët që nuk gëzojnë pensionin që meritojnë? Fëmijët e dëshmorëve? Apo ata që ishin mirë atëherë e mirë sot?”, pyeti ajo.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të vajzës së ish-zëdhënësi i UÇK-së.

Sot është dita e çlirimit Babi, a të festojmë?!

Ka shumë njerëz që mendojnë se komandat i mirë, është komandati i vdekur dhe urrejnë deri në palcë çdo të gjallë që luftoj për këtë tokë e këtë ditë. Përsërisin të njëjtën frazë si Sërbia një kohë “Shqiptar i mirë është vetem shqiptari i vdekur.”

Nga kush u çliruam babi?

Nga Serbia mbase u çliruam por jo nga vetvetja!

Shoh se si e gëzojnë lirinë ata që asnjëherë nuk deshtën të largoheshin nga robëria, dhe vuajn ata që i dhanë fund Serbisë fashiste.

Shoh fëmijë të dëshmorëve të harruar, e veteran të një lufte të eger, të poshtruar nga institucionet e shtetit, të cilit i falën gjithçka!

Dita e çlirimit sot, por a jemi vërtet të çliruar?

Me çlirimtarët që mbahen padrejtësisht në qendër të paraburgimit ndersa gjykimi zvarritet. Dhe kemi një gjykate raciste, e cila u themelua nga injoranca e shumë kujt, e shumëkush po i vuan pasojat e sajë!

U formua nga deputetë të padijshem por rrënjët i ka thellë në Beograd!

Dita e çlirimit sot, por ndihemi të dënuar e të harruar.

Kryeministri i Republikës së Kosovës në mes të SHBA-së amniston krahun e djatht të Millosheviçit, Vuçiçin ndërsa për homolgun e atëhershëm të tij në Kosovë, Jakup Krasniqin, asnjë fjalë!

Kush është më i pafajshem se Jakup Krasniqi?!

Dita e çlirimit sot, por a jemi vërtet të çliruar?

Dy nga drejtuesit e OVL-së së UÇK-së në emër të popullit të Kosovës u dënuan, ndërsa ende nuk ka asnjë hetim të brendshëm se si dolën dokumentet nga zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë dhe arritën deri tek zyra e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë.

Dita e çlirimit sot, por seancen gjyqësore ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt që e ndoqën shumë shqiptarë kudo nëpër botë, nuk e ndoqi ministrja e Drejtësisë.

Heshtje nga institucionet e Kosovës të cilët, megjithatë, nuk heshtën për luftën e Ukrainës ani pse asnjëherë nuk e lartësuan luftën e UÇK-së.

Babi, lufta e Ukrainës më bëri të kuptoj se tek ne nuk ka pacifistë, nuk mund të përkrahësh luftën e një populli tjetër e të kundërshtosh luftën e popullit tënd. Kjo stë bënë pacifist, kjo të bënë hipokrit.

Babi, kuptova se nuk urryen luftën por guximin e juaj për të luftuar!

Dita e çlirimit sot, por kush ka të drejt ta festoj?

Institucionet shtetërore që dhunuan veteranët në protestën e organizuar ditë më parë? Apo veteranët që nuk gëzojnë pensionin që meritojnë?

Femijët e dëshmorëve? Apo ata që ishin mirë atëherë e mirë sot?

Ata që s’vuajten atëherë e s’vuajn as sot, ama babi, bashkë me lirinë gëzojnë të drejtën të shpifin dhe të shkruajn plot vrere e mllef për ne, për ju, dhe për shumë që sot nuk janë në mesin tonë.

Nga kush u çliruam?

U çliruam nga një pushtues i eger por mbesim frikacak; dikush frikësohet nga lideri suprem, dikush nga gjykata speciale e shumë kush nga vetvetja!

U çliruam nga pushtuesi Serb por robëruam vetveten!

Lavdi të rënëve që dhanë gjithçka për lirinë që sot gëzojmë dhe nderime deri në përulje juve pak të gjallëve që i dhat shumëçka këtij vendi!

Babi uroj dhe shpresoj që shumë shpejt, bashkë ta gëzojmë lirinë!