Vajza e Izet Demajt: Babë, pusho i qetë pranë shokëve që i deshe (VIDEO)

Valza Demaj, e bija e vogël e Izet Demajt në ceremoninë komemorative për babanë e saj ka thënë se ndihet krenare e do të rritet me dashurinë për të e me shpresën se Kosova do të bëhet ashtu siç e dëshironte.

“I dashur baba shpesh më fole për Agimin, Saliun, Abazin e Aliun, pjesë e të cilëve u bëre edhe ti sot. Ti ishe krenar që luftove krah tyre dhe ne jemi krenarë që të patëm edhe pse shkurt jetuam jetën me ty. Pusho i qetë babi im pranë shokëve që i deshe shumë sepse ne do të rritemi me dashurinë për ty dhe me shpresën se Kosova do të bëhet ashtu siç e dëshiroje ti, e qetë, e suksesshme dhe e sigurt. Gjaku yt i pasur dhe i shokëve të tu është garancioni më i mirë për këtë siguri”, ka thënë ajo.