Vajza e Gani Gecit zyrtarisht kandidate për deputete e LDK-së

Vajza e Gani Gecit, Marigona, zyrtatisht është kandidate për deputete në kuadër të listës zgjedhore të LDK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur Gani Geci, i cili e ka publikuar edhe formularin e plotësuar për dorëzim në KQZ.

Postimi i plotë i Gani Gecit:

LDK E PARA!
Të dashur miqë
MARIGONA tani sa e plotësoi aplikacionin për të garuar për deputete nga LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS.
Për ne nuk ka rëndësi se sa është numri, sepse miqtë e mij do ta gjejnë MARIGONA GECIN në listën e LDK-së.
Për të qenë e denjë, për të përfaqësuar popullin duhet te jesh NANË!
Marigona përveç se ështe ligjëruese ne Universitet, është e martuar me Milot Lalën ( Kryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Viti) dhe është NANË e mbesës time Reonës.
> Voto LDK
> Voto Marigona Gecin

Ju faleminderit shumë!

loading…