Vajza e Et’hem Çekut bëhet nuse, me vello të bardhë e nderon heroin e Kombit, Shkëlzen Haradinajn

Kryetari i parë i Pejës së lirë Dr. Et’hem Çeku mbrëmë e ka martuar vajzën, Gresën.

Familja e re po lind me miqësinë e re në mes të familjeve Leka dhe Çeku.

Para një ceremonie shumë familjare që u zhvilluar në Pejë, e veshur nën vellon e nusërisë, Gresa, bashkë me familjen Çeku dhe familjen e saj të re, ka bërë nderime e homazhe para lapidarit të dëshmorit të kombit gjeneral Shkëlzen Haradinajt.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është 222-6.jpg

Gëzimin familjarë të familjes Çeku, me pjesëmarrje e ka nderuar edhe ish-kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj dhe kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri.

Ndërsa për ceremoninë e sontme martesore të Gresës dhe Shkëlzenit, është kujdesur hit-këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi-Dani.