Deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu ka njoftuar se vajza e saj Atlantida ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ajo që katër muaj ishte duke punuar si vullnetare në QKUK.
Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e AAK’së përmes një shkrimi në Facebook.
E njëjta ka bërë të ditur se vajza e saj dhe vullnetarët tjerë kishin që katër muaj që po ndihmonin në emergjencë.
Ky është njoftimi i plotë i deputetes:
Të dashur qytetarë,
Pas katër muaj përkushtimi e angazhimi vullnetar në vijen e parë kundër Pandemisë, si vullnetare ne Repartin e Emergjences, vjaza jonë Atlantida bashkë me disa kolegë shendetësor kan rezultuar pozitiv pas testit të fundit me COVID 19-të.
Unë, Tidës dhe shokëve e shoqeve të saj infermierë iu dëshiroj nga zemra që sa më lehtë ta përballojnë edhe këtë sfidë, në mënyrë që t’iu kthehen vendeve të tyre në betejën tashmë të njohur COVID-19 – të.
Shërim të shpejtë!







