Vajza e çuditshme fotografohet e lyer me gjak periodash dhe me sqetullat e padepiluara

Një vajzë suedeze ka publikuar në Instagramin e saj një sërë fotografish ku tregon fytyrën të mbuluar nga gjaku i mensturacioneve.

Maxinne Bjork, e cila tani jeton në Bali, shpërndau imazhet teksa bënte me dije se kishe ndjerë dëshirën e madhe për të bërë këtë veprim.

Në foto Maxinne shfaqet e zhveshur, me pjesën e fytyrës e të gjokseve të lyera me gjak si dhe me sqetullat të padepiluara prej kohësh.

Ajo sqaron përbri fotos:

Sot, pas një dite shumë produktive dhe argëtuese, u ktheva në shtëpi e ngarkuar nga gjendja emocionale. U ula dhe mora frymë thellë. Papritur ndjeva nevojën të mbuloja veten me lëngjet e femrave. Pa menduar gjatë, këtë bëra. Pasi nxora gjithçka që kisha nga trupi, u ula në barin e kopshtit dhe u leva me gjakun e mensturacioneve. I mora erë tokës dhe nisa të qaj në mënyrë intensive. Ishte lumturi dhe mërzitje. Pasi qava, nisa të qesh. Jam shumë e lumtur që kam mamanë në jetën time, të dyja e ndihmojmë njëra-tjetrën të përballojmë vështirësitë. Situata familjare në të cilën ndodhemi tani është shumë e dobët. Por kjo është jeta. Dhe është saktësisht si është menduar të jetë në këtë moment. Pranoni dhe doni”.
Vajza i ka bllokuar të gjitha komentet në foton e postuar, pasi merret me mend se janë të shumtë ata që e kundërshtojnë këtë veprim të sajin.