Vajza e bën Manjola Nallbanin më krenare se kurrë!

Këngëtarja Manjola Nallbani ka publikuar në rrjete sociale botimin e dytë të realizuar nga vajza e saj 14-vjeçare Sindi.

Më krenare dhe e lumtur se kurrë Manjola ka përgëzuar të bijën për librin “NJësoj të ndryshëm”, i cili pritet të jetë pjesë e “Panairit të Librit”.

”Njesoj te ndryshem” nga Sindi Tona. Ky eshte libri me i çmuar per mua,sepse eshte shkruar nga Jeta ime Sindushi. Jam e lumtur dhe krenare qe ne moshen 14 vjecare ,ajo jo vetem shkruan librin e dyte, po dhe per faktin qe nuk trajton nje teme te zakonshme dashurie po lidhjen mes nje vajze te bardhe e nje djali me ngjyre. Libri eshte dashuria ime e madhe ,dhe shkrimtaret e vertete,nga njerezit qe admiroj me shume! Ndihem shuuume e lumtur qe ti ke kete pasion per librin,qe sot te jep ty vlera mendore e njerezore e ne te ardhmen ti do ja transmetosh lexuesve te tu! Te uroj sukses shpirti, thesari im e u befsh shkrimtare e madhe!,”-përfundon Manjola në rrjete sociale.