shkrimi prekës

Vajza e Adriana Matoshit me dedikim emocionues për nënën: Cila është superfuqia e jote?

Kaona, vajza e madhe e aktores dhe deputetes Adriana Matoshi, ka ripublikuar një fotografi e cila mban mbishkrimin “E ka kaluar dy herë kancerin. Cila është superfuqia jote?”.

Adriana Matoshi sot iu është nënshtruar operacionit në një spital të Tiranës, ku sipas familjarëve e miqve të saj, ka përfunduar me sukses operimin për të hequr tumorin në kokë.

Më herët ka reaguar edhe i dashuri i saj, Keith Owen Groeneveld, me mbishkrimin: Faleminderit Zot. Operacioni ishte i suksesshëm”.