Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se vajza e tij Era, e ka përfunduar klasën e pestë.

Ai shkroi se mes gëzimit të madh e krenarisë së pafund prindërore, u shpreh se kupton se koha kalon më shpejt sesa zemra e mendja jane gati ta pranojnë

“Era ime sot e përfundoi klasën e pestë. Klasën kur përshëndetesh me mësuesen e parë dhe kur horizonte të reja fillojnë të hapen para teje”.

“Mes gëzimit të madh e krenarisë së pafund prindërore, e kupton se koha kalon më shpejt sesa zemra e mendja jane gati ta pranojnë. Dita e parë e shkollës dukej si dje e koha fluturon shpejtë. Urime Erushe për klasën e pestë! Vazhdofsh të rritesh me ëndrra të mëdha, zemër të mirë e buzëqeshjen tënde që na zbukuron çdo ditë. Gjithmonë krenar për ty”, ka shkruar ai.