Vajza 8 vjeçare zbulon shpatën e krijuar para Epokës së Re

Një vajzë tetë vjeçare në Suedi derisa ishte duke kaluar gurët tek lumi, pranë shtëpisë së tyre verore, bëri një zbulim që kishte pothuajse më shumë 1,000 vite krijim, transmeton Ballkani.info

Ajo kishte menduar se kishte gjetur gurë të zakonshëm, mirëpo kur e mori në dorë kuptoi se është një shpatë, andaj i bëri thirrje babait që ta marrë. Menjëherë i ati lajmëroi organet kompetente dhe tani shpata ndodhet si artifakt i zbuluar në muzeun Jonkoping Lans.

Mikael Nordstrom nga muzeu spekuloi se ai vend mund të jetë vend i sakrificës, pasi që menjëherë u bënë kërkime të tjera dhe gjetën një artifakt tjetër po aq të vjetër sa shpata. /Ballkani.info/