Një vajzë 3-vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar, e cila u diagnostikua vazhdimisht me kapsllëk vdiq nga kanceri në stomak, sipas një raporti.

Aoife Flanagan-Gibb nga Essex ndërroi jetë në 7 korrik, vetëm disa ditë pasi familja e saj më në fund morri diagnozën e saktë, raportoi Mirror.

Flanagan tha që ajo solli fëmijën te mjekët shpeshë herë për të zbuluar se çfarë po e ndodhte.

Pesë ditë pasi mjekët e diagnostikuan saktë, ajo vdiq në krahët e nënës së saj në spital.

“Ishte krejt e papritur. Ajo pati një sulm të madh kardiak, “i tha nëna e saj mediave. “E mbajta sepse e dija se diçka nuk ishte në rregull me të. Ajo vdiq në krahët e mi. ”

loading…