Vajza 14-vjeçe vret veten, babai akuzon Instagram

Një vajzë vetëm 14 vjeçe, Molly Russell i dha fund jetës ndërkohë që babai i saj akuzon Instagram, si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017.

“Instagram shtyu im bijë drejt vetëvrasjes”, tha Ian Russell për mediat.

Duke parë profilin e së bijës në Instagram, u zbuluan imazhe që flisnin qartë për vetëlëndim dhe vetëvrasjes.

Drejtuesi i Instagram, Adam Mosseri, deklaroi se kompania nuk mund ta përballojë e vetme problemin e bullizmit online dhe të pamjeve të ndjeshme.

Ai tha për BBC, se ndërsa nga njëra anë synohen që të mbrohen nga depresioni përdoruesit e Instagram, platforma nuk është në gjendje që të ndalojë njerëzit që të thonë gjëra negative.

“Bullizmi, tallja dhe ofendimet, ekzistojnë prej kohësh dhe kanë evoluuar bashkë me internetin. Por e kemi të vështirë që të kontrollojmë çdo postim, ndonëse masat do të shtohen”, tha Mosseri.

Ai shtoi se postimet me më shumë pëlqime dhe shikime janë më të thjeshta për tu evidentuar në raport me të tjerat, shkruan noa.al.

Vajza angleze nga Harrow, Middlesex, i dha fund jetës në përfundim të shkollë, duke u vetëvarur, ndërsa në shënimin e lënë shkruhej, “E bëra prej vetes, më vjen keq”.