Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij, shkruan Ballkani.info.
Rastin e ka raportuar nëna e tij.
Raporti i plotë nga PK-ja:
· Prishtinë, 15.07.2022 – 02:20. Viktima femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.







