Ushtroi dhunë ndaj prindërve, arrestohet një femër në Prishtinë

Policia njofton se ka arrestuar një femër në Prishtinë, pasi e njëjta ka ushtruar dhunë psikike ndaj prindërve.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 21:30.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje.