Rusia është duke gjykuar një pilot dhe po i kërkon dëmshpërblim për shkak të rrëzimit të një aeroplani ushtarak gjatë një ushtrimi. Komandanti i fluturimit të regjimentit 790 ajror, për shkak të një mbikëqyrjeje të teknikëve, rrëzoi aeroplanin e një shoku të tij.
Tani atdheu për të cilin është i gatshëm ta jap jetën, po kërkon prej tij një miliardë rubla dëmshpërblim dhe kërcënon ta burgos deri në 7 vite burg.
Gjykata ushtarake e garnizonit Tver po përgatitet të shqyrtojë çështjen kundër pilotit të regjimentit ajror 790, Majorin Vasily Savelyev. Majori përballet me shtatë vjet burg dhe një shumë të paparë deri më tani të kompensimit për dëmin – më shumë se një miliardë rubla. Më 22 shtator 2020, gjatë një beteje stërvitore, teksa major po pilotonte një avion luftarak Su-35S, e rrëzoi, por vetëm shpëtoi pa pasoja. Majorit, do t’i duhet ta kompensojë Ministrinë e Mbrojtjes për koston e aeroplanit.
Gazeta e pavarur ruse “Novaya Gazeta” shkruan se Majori po përballet në gjykatën e rajonit të Tverit me akuzën e rrëzimit të aeroplanit dhe një borxh të tepër të madh ndaj atdheut. Shqyrtimi i çështjes penale do të fillonte në gjykatën ushtarake të garnizonit Tver më 24 nëntor.
Majori Savelyev mbërriti në gjykatë rreth dhjetë minuta para fillimit të gjyqit. Në xhaketën e uniformës ka një shenj që tregon për arsimin e lartë ushtarak, një distinktiv parashutë” me një numër dyshifror kërcimesh, një simbol të një kandidati për master sporti, sipër tyre ka një shenjë të klasës fluturuese: “Pilot i klasit të parë”.
Së bashku me oficerin, gruaja e tij erdhi në gjykatë. Familja Savelyev refuzuan të flisnin me shtypin. “Kuptoni, çdo fjalë e Majorit mund të përdoret kundër tij”, shpjegoi heshtjen e klientit, avokatja Aiana Tuydenova. Seanca e radhës është caktuar në dhjetor, para përfundimit të vitit, për ta gjykuar pilotin. /Ballkani.info/







