Ushtrimet ekstreme të Bekë Berishës, publikon videon duke hedhur gomat pas shpinës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, përveç politikës, njihet edhe për aktivitetet që bën në sportet ekstreme

Berisha ka postuar në Instagram një video në të cilën shihet duke i çuar disa goma të veturave, gjë të cilën duket se e bën me shumë lehtësi.

Berisha njihet për aktivitetet e tij sportive, shumicën e të cilave i bën nëpër bjeshkët e Kosovës.

Gjatë dimrit, ai ka publikuar video duke u larë në ujë me akull, ndërkaq ai ka treguar se hobi i tij janë ngjitja në bjeshkë dhe sportet ekstreme.