Ushtria turke i rrëzon dy fluturake ruse pa pilot

Si njofton portal rus “Avia.pro”, e që mbështetet edhe në informacionet e ushtrisë siriane, forcat ushtarake turke i kanë rrëzuar dy fluturake ruse pa pilot. Fluturaket ruse ishin rrëzuar njëra pas tjetrës në rajonin e Hamas dhe Idbilit.

Lajmin për rrëzimin e dronëve rusë e ka konfirmuar edhe ushtria turke, e cila thotë që ka gjuajtur dy dronë të zbulimit rus. Sipas ushtrisë turke, ngjarja kishte ndodhur me 1 qershor, vetëm disa orë pas përfundimit të bisedimeve ruso-turke, për situatën në Idlib.

Ky sulm është rasti i parë në muajt e fundit, ku trupat ushtarake turke në Siri, sulmojnë dronët rusë. Kjo mund të qoj në tensionimin e raporteve turko-ruse, të cilat ditëve të fundit janë acaruar, si pasoj e luftimeve në Libi, ku forcat e gjeneralit Haftar, që mbështeten nga Rusia, janë duke luftuar me forcat qeveritare libiane, që mbështeten nga Turqia.

Ashtu si ju kemi njoftuar forcat qeveritare libiane, ju kanë shkaktuar humbje të mëdha forcave të gjeneralit Haftar dhe mercenarëve rusë, që janë pjesë e grupit paramilitarë rus “Wagner”. Në mesin e viktimave nga radhët e “Wagner” është edhe serbi nga Kosova, Aleksa Gjuriq.