Ushtria ruse pushton qytetin pranë Çernobilit, ukrainasit protestojnë

Ushtria ruse ka pushtuar një qytet të vogël në Ukrainën verilindore. 

Slavutych, qyteti ku jetojnë punëtorët e termocentralit bërthamor të Çernobilit është marrë nënë kontroll ushtarët rusë.

Ndërkohë është raportuar se edhe kryebashkiaku i qytetit marrë peng.

Një gjë e tillë bëri që të dalin mijëra protestues të zemëruar në rrugë, duke valëvitur flamujt ukrainas dhe duke brohoritur parulla patriotike.

Një banor i Slavutych që mori pjesë në protestë tha për BBC se pushtuesit tani ishin kthyer në hyrje të qytetit dhe flamuri ukrainas ende valëvitet mbi ndërtesën e administratës lokale.

Banori tha se kryetari i bashkisë së qytetit foli në tubim pas raportimeve për rrëmbimin e tij, duke sugjeruar se ai ishte liruar përsëri.

Slavutych u ndërtua pas fatkeqësisë së vitit 1986 në termocentralin bërthamor të Çernobilit, kur një reaktor shpërtheu duke lëshuar materiale radioaktive.

Vetë vendi i termocentralit ka qenë nën kontrollin e forcave ruse që në ditën e parë të luftës.

Rreth 300 punëtorë mbetën të bllokuar atje pasi u kap, megjithëse disa kanë mundur të largohen.