Ushtria ruse prezanton autoblindën futuristike të transportuar nga ajri (fotot)

Makineria në pamje quhet Lasok 4-P, dhe megjithse duket si mjeti i drejtuar nga protagonistët negativë të një filmi aksioni, është në fakt mjeti anti-mina i së ardhmes, për t’u përdorur nga fronti luftues i ushtrisë ruse.

Specifika që çoi në krijimin e këtij mjeti të bilnduar është mundesia e transportimit të tij nga ajri, më saktë me helikopterin kryesor ushtarak rus Mi-8.

Ngjyra e zezë e mjetit dhe sfondi me dëborë i fotos reklamuese të postuar në faqen e ministrisë ruse të mbrojtjes, shton akoma më shumë misterin.

Mjeti ka pjesën e përparme në formë V-je për t’u mbrojtur nga minat e mundshme tokësore.

Nuk janë të qarta meterialet e përdorura për ndërtimin e tij, por një pjesë duket se është e mbuluar me një shtresë sintetike, sipas analizës së rrjetit amerikan Thedrive, që thote se kjo mund të jetë një mbulesë izoluese për operacionet e dimrit.

Mjeti ka një bagazh në anën e pasme, që supozohet se do të mbajë një ngarkesë modeste, por asnjë lloj armatimi nuk është i dukshëm.

Dizajni i ri i Lasok 4-P besohet se është përshtatur sipas mundesisë së ngarkesës së helikopterit Mi-8, që më parë ka transportuar modele të ngjashme me blinden e re, si mjetin civil Lada Niva, apo atë ushtarak UAZ-469.