“Ushtria ruse në Serbi garanton sigurinë në Ballkan”

Viktor Kolbanovski, drejtor i Qendrës ballkanike për bashkëpunim ndërkombëtar dhe anëtar i partisë së Putinit “Rusia e bashkua”, në një shkrim publikuar në portalin EADaily, ka thënë se konflikti i Kosovës tash për tash zë vend të veçantë në sferën e interesave të sigurisë kombëtare të Federatës së Rusisë, transmeton Koha.net.

Për këtë arsye, ka thënë ai, prania ushtarake e Rusisë në Serbi do të mundë ta pengonte ashpërsimin ushtarak në rajon.

“Fakti se situata në Ballkan më 17 dhejtor ka qenë në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit për Siguri të Federatës së Rusisë, dëshmon se rajoni po hyn në fokusin e interesave të sigurisë kombëtare ruse. Pos problemeve ushtarako – politike lidhur me zgjerimin e NATO-s në Ballkan, ashpërsimi i konfliktit të Kosovës do të sjellë valë të reja masive refugjatësh, rritje të përnjëhershme të shumë aktiviteteve terroriste dhe ektremiste si dhe shtim të trafikimit të narkotikëve. Duke provokuar kaosin e përgjakshëm në Ballkan, i cili mund të shkaktojë edhe shpërbërjen e BE-së, amerikanët me siguri dëshirojnë që “t’ua lexojnë mësimin aletëve të vet evropianë, të cilët nuk e ndjekin gjithmonë kursin amerikan dhe t’i përforcojnë pozita e veta si xhandar kontinental i Evropës. Por, për Moskën, për të cilën shumë vende evropiane mbeten edhe më tej të rëndësishme, ndër të tjera edhe si partnerë evropianë, ky skenar është krejtësisht i papranueshëm. Për këtë arsye, konflikti i Kosovës zë vend të posaçëm në sferat e sigurisë kombëtare të Fedetarës së Rusisë”, citon “gazeta e Beogardit “novosti” të ketë shkruar Kolbanovski.

Sipas këtij analisti rus, formimi i Ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor, i jep zjarr ashpërsimit të konfliktit në Kosovë. Por Kolbanovksi thotë ta ketë gjetur ilaçin kundër këtij konflikti:

“Zgjidhje është vendosja e një kontingjenti ushtarake rus në Serbi që do të ndihmonte modernizimin e ushtrisë serbe. Baza ushtarake amerikane në Bondsteel në fakt është bërë qendër e trajnimeve për shqiptarët e Kosovës. Aktualisht, BE me përkrahje të SHBA-së e të NATO-s insiston që Serbia ta nënshkruajë me Kosovën marrëveshjen detyruese gjithëpërfshirëse që do ishte bazë për pranimin e Kosovës në NATO e në OKB”, ka shkruar ndër të tjera ai duke tërhequr vërejtjen që Beogradi të mos nënshkruajë asnjë marrëvshje me Kosovën por që me një “lutje t’i drejtohet Moskës për ndihmë ushtarake përfshirë edhe vendosjen e një kontingjenti ushtarak rus në Serbi”.