Ushtria po bëhet, Kosovën do ta mbrojë edhe Luan Haradinaj (FOTO)

Ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë qenë sot në brifingun e Betejës së Zhegocit.

“Është nder dhe krenari që Luan Haradinaj i riu vazhdon traditën e lartësimit të Betejave të UÇK-së.
Krenarë me ushtarakët tanë”, ka shkruar deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi.

Njëri nga këta ushtarë është Luan Haradinaj, djali i dëshmorit të Kombit, Shkëlzen Haradinaj, vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Projekligjet për shndërrimin e FSK-së në Ushtri janë paraparë që të hënën të dërgohen në Kryesinë e Kuvendit, shkruan ballkani.info.

Më pas, kryesia do të vendos për seancën e veçantë ku do të miratohen këto ligje dhe FSK-ja ta merr rolin e Ushtrisë.

Tri ligjet që duhet të miratohen dhe që Kosova ta ketë ushtrinë janë:

Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,

Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ushtria e Kosovës pritet t’i ketë 8 mijë ushtarë aktivë dhe 5 mijë rezervë. /Ballkani.info/