Ushtria izraelite

Ushtria izraelite vret një 15-vjeçar palestinez

Një palestinez 15-vjeçar u vra të premten nga ushtria izraelite pranë Betlehemit në Bregun Jugperëndimor, tha Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Zaid Mohamed Gouney u plagos rëndë nga plumbat në shpinë dhe qafë dhe vdiq në spitalin ku u dërgua.

Ushtria izraelite, e kontaktuar nga AFP, tha se nuk dëshiron të komentojë në këtë moment për ngjarjen.

Nëntëmbëdhjetë persona, kryesisht civilë, janë vrarë në sulmet në Izrael dhe Bregun Perëndimor që nga fundi i marsit.

Autorët ishin palestinezë ose izraelitë arabë. Forcat izraelite të sigurisë u përgjigjën me operacione në Izrael dhe Bregun Perëndimor, në të cilat u vranë gjithsej 35 palestinezë dhe tre izraelitë arabë.

Disa prej tyre ishin anëtarë të grupeve të armatosura, por disa ishin civilë, duke përfshirë një gazetar që mbulonte një operacion të tillë në qytetin e Jeninit.

Një polic izraelit u vra gjithashtu në një operacion izraelit në Bregun Perëndimor.