Rripi i Gazës

Ushtria izraelite urdhërohet të evakuojë banorët e Rripit të Gazës, ministria e Mbrojtjes publikon pamje të neutralizimit të militantëve të Hamasit

Ushtarët izraelitë janë urdhëruar që në një afat prej 24 orësh, të evakuojnë të gjithë banorët nga zona izraelite rreth Rripit të Gazës, ku po zhvillohen situata të pengmarrjes.

“Misioni ynë është që në 24 orët e ardhshme të evakuohen të gjithë banorët në zonën përreth Rripit të Gazës”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, gjenerali Daniel Hagari në një konferencë për shtyp.

Ai këtë e bëri të ditur që Hamasi palestinez ka filluar ofensivën kundër Izraelit.

“Dhjetëra mijëra ushtarët janë dërguar në atë zonë dhe do të futemi në qdo sektor derisa të vrasim edhe terroristin e fundit në Izrael”, shtoi gjenerali izraelit.

Përleshjet mes ushtarëve izraelit dhe militantëve të Hamasit që hodhën qindra raketa në jug të Izraeli nga Rripi i Gazës dhe në vendbanimet kufitare të Izraelit kanë vazhduar edhe sot pas sulmit të befasishëm të Hamasit.

Në anën tjetër, IDF-ja izraelite (ministria e Mbrojtjes) ka publikuar pamjet nga ajri, ku shihet sesi neutralizohen militantët e Hamasit në zona të ndryshme.