“Forcat Ajrore të Izraelit (IAF) kryen një sulm ajror në shkallë të gjerë kundër dhjetëra objektivave ushtarakë në të gjithë Iranin.

Në sulm morën pjesë rreth 30 avionë luftarakë dhe u lëshuan më shumë se 60 raketa. Sulmet u përfshinë në shumë vende, transmeton Ballkani.info.

𝐀𝐩𝐩𝐫𝐨𝐱. 𝟑𝟎 𝐈𝐀𝐅 𝐟𝐢𝐠𝐡𝐭𝐞𝐫 𝐣𝐞𝐭𝐬 𝐬𝐭𝐫𝐮𝐜𝐤 𝐝𝐨𝐳𝐞𝐧𝐬 𝐨𝐟 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐭𝐚𝐫𝐲 𝐭𝐚𝐫𝐠𝐞𝐭𝐬 𝐭𝐡𝐫𝐨𝐮𝐠𝐡𝐨𝐮𝐭 𝐈𝐫𝐚𝐧 𝐮𝐬𝐢𝐧𝐠 𝐨𝐯𝐞𝐫 𝟔𝟎 𝐦𝐮𝐧𝐢𝐭𝐢𝐨𝐧𝐬. 𝐓𝐡𝐞𝐬𝐞 𝐭𝐚𝐫𝐠𝐞𝐭𝐬 𝐢𝐧𝐜𝐥𝐮𝐝𝐞𝐝:

📍 Yazd
IAF fighter jets struck the "Imam… pic.twitter.com/ZARmIvqdbd

— Israel Defense Forces (@IDF) June 22, 2025

Avionët izraelitë goditën qendrën e komandës strategjike të raketave ‘Imam Husein’ në afërsi të Yazdit.

Në atë objekt ishin vendosur raketa balistike me rreze të gjatë veprimi të tipit Koramshar, nga të cilat u lëshuan rreth 60 raketa drejt Izraelit.

Isfahan, Busher dhe Avaz: Në ato zona u goditën raketahedhës, objekte ushtarake të lidhura me prodhimin e sistemeve kundërajrore, qendra komanduese e mjeteve ajrore pa pilot të të ashtuquajturës “Brigada e Tretë”, një magazinë dronësh pranë qendrës dhe ushtarë që ngarkonin raketa në raketa në atë moment”, njoftoi ushtria izraelite (IDF). /Ballkani.info/