Komandanti i Gardës Revolucionare Iraniane u vra në një sulm ajror izraelit në Teheran, njoftoi ushtria izraelite.
Forcat Ajrore Izraelite kanë likuiduar Asghar Bagheri-n, i cili që nga viti 2019 drejtonte njësinë e operacioneve speciale të Forcës Quds brenda Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, sipas IDF në Telegram, transmeton Ballkani.info.
Forca Quds është e ngarkuar me koordinimin e aleatëve të Iranit dhe grupeve të ndërmjetme në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Hezbollahun dhe Huthitët.
Ushtria izraelite pretendon se Bagheri mbante një numër pozicionesh të larta brenda njësisë dhe se ai ishte “i përfshirë në sulme që synonin qytetarët izraelitë dhe amerikanë në të gjithë botën”.
Ata gjithashtu thonë se ai ishte i përfshirë në sulme në Izrael, Siri dhe Liban, duke përfshirë përdorimin e operativëve nga Siria përgjatë kufirit izraelit.
Njoftimi vjen pasi ushtria izraelite mori gjithashtu përgjegjësinë për vrasjen e shefit të inteligjencës së Gardës Revolucionare Seyyed Majid Khademi më herët sot. /Ballkani.info/







