Khan Younis

Ushtria izraelite lëshon një apel të ri për civilët që të largohen nga zonat e Khan Younis

Ushtria izraelite lëshon një apel të ri për civilët që të largohen nga zonat e Khan Younis, atje ku luftimet janë ndezur

Në mes të luftimeve të ashpra në dhe rreth qytetit të Khan Younis në jug të Gazës, Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë lëshuar atë që quhet  “një thirrje urgjente” për civilët që të largohen nga pjesa më e madhe e zonës, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Zëdhënësi i IDF ka qenë ai që e ka lëshuar thirrjen urgjente për banorët e lagjeve Al-Katiba, Al Mahatta dhe qendrës së qytetit në provincën Khan Younis” që të evakuohen.

“Ne ju bëjmë thirrje që të largoheni urgjentisht nga ku jeni dhe të shkoni drejt strehimoreve të njohura në perëndim të Khan Younis”, është shprehur ai.