Hamasi

Ushtria izraelite konfirmon se ushtarë dhe civilë janë rrëmbyer nga Hamasi

Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes izraelite ka konfirmuar se “ushtarët dhe civilët” janë rrëmbyer nga militantët. Ushtria nuk po konfirmon numrat.

Por, zyrtarët izraelitë kanë mohuar raportet se një gjeneral-major i Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) është rrëmbyer, raporton BBC.

Hamasi pretendon se ka marrë 53 “të burgosur lufte”.

IDF nuk ka komentuar në detaje më të sakta.

Nënkryetari i byrosë politike të Hamasit, Saleh al-Arouri, ka thënë se “oficerë të lartë” nga ushtria izraelite janë kapur.

Ai i tha kanalit arab të Al Jazeera se “ajo çfarë është në duart tona do të lirojë të gjithë të burgosurit” në Izrael – një referencë e dukshme për palestinezët që mbahen në burgjet izraelite.

“Ne kapëm oficerë të lartë nga ushtria okupuese”, tha ai.

“Ka shumë palestinezë të vrarë dhe shumë izraelitë të vdekur si dhe të burgosur, dhe beteja është ende në kulmin e saj”, ka thënë ai më herët.