Ushtria izraelite ka thënë se fushata e saj ushtarake kundër Iranit nuk ka përfunduar, sepse Teherani ka ende aftësitë dhe synimet për të vepruar më tej.
Në një njoftim të përditshëm për shtyp, Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) njoftuan se po vazhdojnë të sulmojnë çdo hallkë në zinxhirin e prodhimit të raketave të Iranit, transmeton Ballkani.info.
Zëdhënësi Effie Defrin tha se IDF aktualisht po kryen sulme ndaj depove të dronëve dhe armëve në rajonin Bandar Abbas të Iranit jugperëndimor.
Defrin pretendon se aftësitë e Iranit për lëshimin e raketave janë tani një pjesë e vogël e asaj që ishin në fillim të operacionit. Ai shtoi se, pavarësisht përpjekjeve, Irani arriti të fuste vetëm një numër të vogël dronësh në hapësirën ajrore izraelite. /Ballkani.info/







