Ushtria izraelite akuzon Hamasin për vrasjen e pengut në al-Shifa

Daniel Hagari, zëdhënësi i IDF-së, përfundoi konferencën e tij duke akuzuar Hamasin për vrasjen e Noa Marciano brenda spitalit al-Shifa.

IDF-ja konfirmoi vdekjen e nëntetarit 19-vjeçares Noa Marciano javën e kaluar. Ajo ishte shfaqur në një video të publikuar nga Hamasi, të cilën IDF-ja e quajti “terrorizëm psikologjik”.

Hagari gjithashtu pretendon se Nao “nuk ishte i vetmi peng i marrë në Shifa”, përpara se të shfaqte imazhet e kamerave CCTV të asaj që ai thotë se pengjet detyrohen brenda spitalit, raporton BBC.

Ai si përfundim tha: “Të gjithë ata që kujdesen për të ardhmen e njerëzimit duhet të dënojnë Hamasin”.